Breaking News

Nuk ka takim Zaev-Mickoski, zgjedhjet në horizont?

Kryeministri Zoran Zaev me siguri nuk do të takohet me kryetarin e opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski në lidhje me ndryshimet kushtetuese për marrëveshjen e Prespës, me çka do të kërkohet dalje nga kriza e pas referendumit me zgjedhje të parakohshme parlamentare, informon për “Plusinfo” një zyrtar i lartë qeveritar.

Sipas tij, Zaevi dhe LSDM-ja nuk synojnë t’i bindin Mickoskin dhe deputetët e OBRM-PDUKM-së të votojnë për amendamentet kushtetuese, posaçërisht qëndrimeve decide të kryetarit të opozitës maqedonase dhe deputetëve se nuk do të japin përkrahje për amendamentet, si dhe pasi kushtet e opozitës kushtet e porositura nga opozita për një kryeprokuror të ri, një komision hetimor për parregullsitë e referendumit dhe një qeveri teknike me një mandat të plotë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nuk kemi për qëllim për takim midis Zaevit dhe Mickoskit. Përgatisim zgjedhje për shkak se nuk ka asnjë mundësi për të bërë asgjë në Kuvend”, thotë zyrtari i lartë i Qeverisë së Maqedonisë.

Mickoski dhe OBRM-PDUKM-ja pas referendumit porositën se marrëveshja e Prespës tashmë është e vdekur.

Nëse Zaevi fuqishëm dëshiron zgjedhje të parakohshme parlamentare, do të duhet të bind partnerin e koalicionit Ali Ahmetin, i cili tash për tash qëndron në pozicionin se duhet bërë përpjekje për përkrahje nga OBRM-PDUKM-ja për amendamentet kushtetuese. Megjithatë nga BDI-ja thonë se zgedhjet janë opsion më i besueshëm se sa një rezolutë në Kuvend.

Kryeministri Zaev në mbrëmje pas shpalljes së rezultateve nga censusi në referendum tha se në qoftë se këto ditë nuk arrijnë të bindin OBRM-PDUKM-në për të përkrahur ndryshimet kushtetuese, atëherë do të shkohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare më 25 nëntor.

Advertisements