Breaking News

Qëndrimet e reja kërcënuese të Trump kundrejt Arabisë Saudite

Donald Trump, presidenti i Amerikës, që kur është futur në shtëpinë e bardhë ka nisur rishikimin e marrëdhënieve të Amerikës me aleatët e saj në rajon dhe në  vende të tjera të botës.

Rajoni i tensionuar i Lindjes së Mesme është një prej rajoneve tek të cilat Donald Trump është përqendruar në mënyrë të veçantë dhe në vizitën e tij të parë jashtë shtetit, presidenti amerikan në maj të vitit 2017 vizitoi Arabinë Saudite. Vizita e tij në Arabinë Saudite përfundoi me nënshkrimin e një kontrate me vlerë 110 miliard dollarë. megjithatë presidenti amerikan si përpara ashtu edhe pas zgjedhjes së tij në krye të shtëpisë së Bardhë ka theksuar reformimin e marrëdhënieve aktuale të Amerikës me Arabinë Saudite. Në fushatën elektorale të vitit 2016 Donald Trump e ka cilësuar Arabinë Saudite një lopë për tu mjelë. Arabia Saudite duhet t’i japë Amerikës ¾ e pasurisë së saj për mbrojtjen ushtarake të Uashingtonit në sektorin e brendshëm dhe të huaj. Presidenti amerikan në një fjalim të mbajtur përpara simpatizantëve të tij në Virxhinia ka deklaruar se në një bisedë telefonike me mbretin Selman, atij i ka thënë se fati i Arabisë Saudite pa mbështetjen e Amerikës nuk dihet se çfarë do të jetë. Në fjalimin e tij presidenti amerikan Donald Trump ka përmendur bisedën telefonike të tij me mbretin e Arabisë Saudite dhe duke ofenduar Riadin për varësinë tek Amerika ka thënë se nuk i dihet fatit të Arabisë Saudite pa mbështetjen e Amerikës. “Sot kam pasur një diskutim të gjerë me mbretin e Arabisë Saudite. Atij i thashë: Mbret, ju keni disa trilion dollarë por askush nuk e di se çfarë do t’iu ndodhë po të mos jemi ne. Mbase mund të mos i mbani ato avionë. A e dini përse? Sepse ato mund të sulmohen”, ka thënë në fjalën e tij Donald Trump. Presidenti amerikan shtoi se Arabia Saudite ndodhet në siguri me mbështetjen e Amerikës, mirëpo Amerika nuk ka arritur të marrë atë që duhet të marrë. Ne për këtë vend shumë të pasur japim subsite, përse? Nëse një vend ka probleme ekonomike, atëherë është e justifikueshme, mirëpo Arabia saudite mund të paguajë shpenzimet e ushtrisë së saj. Unë atyre u thashë: më vjen keq, ju jeni të pasur dhe duhet të paguani vetë shpenzimet e ushtrisë tuaj”, shtoi ndër të tjera presidenti Donald Trump. Donald Trump edhe në të kaluarën ka lëshuar deklarata ofenduese kundër Arabisë Saudite. Presidenti amerikan ka thënë se Arabia Saudite është bërë si një “Lopë Qumështore” për fuqitë e mëdha sidomos për Amerikën. Arabia Saudite është kritikuar ashpër për nënshkrimin e kontratave ushtarake me Amerikën dhe ekspertët thonë se ky veprim i Arabisë Saudite nuk është për tu çuditur sepse vendet arabe të Gjirit Persik për një kohë të gjatë po luajnë rolin e lopëve qumështore për fuqitë e mëdha.

Advertisements