Breaking News

Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit: Gangsterizmi amerikan do të hasë në reagim të ashpër

Muhamed Xhavad Zarif ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit lidhur me tërheqjen e Amerikës nga marrëveshja bërthamore ka thënë se Donald Trump nga vendet e tjera kërkon që të shkelin normat dhe dispozitat ndërkombëtare, kërkesë që nuk pranohet nga Bashkësia Ndërkombëtare.

Kjo politikë e Donald Trump do të përballet me reagimin e ashpër të Bashkësisë Ndërkombëtare e cila nuk pranon që dikush vetëm të japë urdhra. Shefi i diplomacisë iraniane tha se presidenti amerikan drejtori takimin e KS të OKB për të goditur Iranin mirëpo në fund ishin anëtarët e këtij këshilli ata që kritikuan presidentin Amerikën për shkak të largimit nga marrëveshja bërthamore. Donald Trump më 8 Maj pasi ka përsëritur pretendimet e tij boshe kundër Iranit dhe kundër marrëveshjes bërthamore, shpalli daljen e Amerikës nga kjo marrëveshje dhe premtoi rikthimin e sanksioneve kundër Iranit. Në këto kushte irani dhe Evropa për disa jave me radhë kanë mbajtur negociata për mënyrën e ruajtjes së marrëveshjes bërthamore pas daljes së Amerikës nga kjo marrëveshje ndërkombëtare. Në këto bisedime Evropa është zotuar për të hartuar një paketë mbështetëse në kuadër të marrëveshjes bërthamore që ka për qëllim përballjen me sanksionet amerikane kundër Iranit.

Advertisements