Breaking News

Japonia rrit importin e naftës nga Irani

Ministria e ekonomisë dhe tregtisë në Japoni njoftoi rritjen e importit të naftës nga irani.

Kjo ministri me anë të një deklarate njoftoi se me gjithë sanksionet e jashtëligjshme të Amerikës kundër Iranit, niveli i importit të naftës iraniane është shtuar me 65% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas të dhënave të nxjerra nga kjo ministri vetëm në muajin gush janë importuar 3.39 milion fuçi naftë. Amerika u ka kërkuar blerësve të naftës iraniane që të reduktojnë importet e tyre, mirëpo kjo kërkesë imponuese e Uashingtonit ka irrituar vendet e ndryshme të botës. Autoritetet amerikane kanë premtuar rikthimin e sanksioneve të naftës kundër Iranit më 5 nëntor, pas tërheqjes së tyre nga marrëveshja bërthamore. Nafta iraniane përbën 5.5% të sasisë së naftës së importuar nga Japonia.

Advertisements