Breaking News

Ministri i jashtëm gjerman kritikon unilateralizmin e SHBA ndaj marrëveshjes bërthamore

Ministri i jashtëm i Gjermanisë, duke kritikuar unilateralizmin e SHBA, theksoi se Berlini dhe Bashkimi Evropian duke i dhënë undësi marrëveshjes bërthamore, kanë zgjedhur rrugën e duhur për të patur sukses.

Heiko Maas, në një intervistë me rrjetin gjerman të Deutschewelle tha: Bashkimi Evropian dhe vendet evropiane, si nënshkruese, e kanë bërë shumë të qartë se ata janë në favor të mbajtjes së kësaj marrëveshjeje dhe kjo është gjëja e duhur për të bërë. Ministri i jashtëm gjerman duke thënë se Shtetet e Bashkuara nuk merakosen për zgjidhjet shumëpalëshe për çështjet ndërkombëtare, ka shtuar: Kjo nuk është e re dhe Shtetet e Bashkuara kanë marrë rrugë të ndryshme edhe në shumë çështje të tjera dhe kanë vendosur vetë, duke këmbëngulur në unilateralizëm. . Donald Trump më 8 Maj 2018 njoftoi tërheqjen e Amerikës nga marrëveshja bërthamore dhe rikthimin e sanksioneve kundër Iranit, ndërsa Britania, Franca, Rusia, Kina Gjermania dhe BE si palë të marrëveshjes bërthamore, kanë theksuar se do të mbështetin këtë marrëveshje bërthamore.

Advertisements