Breaking News

Merkel në takim me Erdogan: Do të kemi një takim katërpalësh për Sirinë

Gjermania do të marrë pjesë në një konferencë ndërkombëtare me Rusinë, Turqinë dhe Francën, në muajin tetor, për të diskutuar konfliktin në Siri, tha kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Takimi do të përqendrohet në situatën kritike që mbretëron në Idlib, bastionin e fundit të terroristëve në Siri, tha Merkel, në një konferencë për media në Berlin, së bashku me presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan. Ankaraja ka kërkuar mbështetjen e Gjermanisë për të parandaluar konfliktin e mëtejshëm në Idlib, kryesisht për shkak të fluksit të ri potencial të refugjatëve në Turqi. Rexhep Taip Erdogan tha gjithashtu se marrëveshja midis Rusisë dhe Turqisë për të krijuar një zonë civile në Idlib është duke u zhvilluar me sukses dhe Inteligjenca Kombëtare e Republikës së Turqisë ka luajtur një rol aktiv në këtë proces.

Advertisements