Breaking News

Takim i përbashkët i ministrave të jashtëm të Iranit, Rusisë dhe Turqisë

Në selinë e OKB në Nju Jork, në kuadër të procesit të takimit të Teheranit është zhvilluar një takim mes ministrave të jashtëm të Iranit, Rusisë dhe Turqisë.

Sipas një njoftimi të agjencisë IRNA të lajmeve, për të gjetur një zgjidhje mbi krizën në Siri, ministrat e jashtëm të Iranit, Rusisë dhe Turqisë, përkatësisht Muhamed Xhavad Zarif, Mevlut Cavushoglu dhe Sergei Lavrov janë takuar për të analizuar zhvillimet më të fundit në Siri. Takimi i parë i ministrave të jashtëm të tre vendeve është zhvilluar më 22 nëntor 2017 në qytetin Soçi të Rusisë. Në këtë takim ministrat e vendeve të lartpërmendura diskutuan mbi krizën në Siri, vendosjen e stabiliteti dhe sigurisë në këtë vend dhe mënyrën e zgjidhjes së krizës së krijuar nga lufta e brendshme. Të tre ministrat theksuan vazhdimin e bashkëpunimeve dhe bashkërenditjes së hapave në kuadër të takimit të Astanasë. Irani, Rusia dhe Turqia janë tre vendet garantuese të procesit të zgjidhjes së krizës në Siri.

Advertisements