Breaking News

Presidenti Ruhani takohet me sekretarin e përgjithshëm Guterres

Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit gjatë vizitës së tij në Nju Jork, është takuar me sekretarin e përgjithshëm të OKB, Antonio Guterres.

Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit në takim me sekretarin e përgjithshëm të OKB vlerësoi qëndrimet e Guterres për ruajtjen e marrëveshjes bërthamore dhe tha: OKB duhet të zbatojë përgjegjësitë e saj për forcimin e normave dhe dispozitave ndërkombëtare në mënyrë që asnjë vend të mos ketë mundësinë të shkelë zotimet dhe angazhimet e tij sidomos shkeljen e rezolutave të KS të OKB. Presidenti Ruhani gjithashtu tha se Irani është i gatshëm të bashkëpunojë me OKB për zgjidhjen e krizave në vende si Siria dhe Jemeni. Nga ana e tij sekretari i përgjithshëm i OKB vlerësoi qëndrimet konstruktive të Iranit dhe duke reaguar ndaj tërheqjes së Amerikës nga marrëveshja bërthamore tha: Marrëveshja bërthamore konfirmohet nga OKB dhe KS i kësaj organizate dhe ajo duhet zbatuar në formë të plotë. Ai gjithashtu vlerësoi përpjekjet e Iranit për zgjidhjen e çështjes siriane dhe theksoi zgjerimin e bashkëpunimit të OKB me Iranin në luftën kundër terrorizmit dhe në dhënien e ndihmës për popujt e prekur nga kriza në rajon, sidomos për popullin jemenas.

Advertisements