Breaking News

Iluzionet e Trump: Irani do të kthehet në bisedime

Presidenti amerikan edhe një herë ka pretenduar se Irani do të kthehet në tryezën e bisedimeve për arritjen e një marrëveshjeje të re.

Donald Trump në një konferencë për shtyp në Nju Jork pretendoi: Marrëveshja bërthamore me Iranin është një prej marrëveshjeve më të këqija. Presidenti amerikan shprehet në këtë formë në një kohë kur 14 anëtarët e KS të OKB në takimin e drejtuar prej vetë atij, kanë shprehur mbështetjen për marrëveshjen bërthamore, presidenti amerikan me një ton kërcënues duke iu drejtuar vendeve evropiane ka thënë: Kompanitë duhet të zgjedhin mes tregtisë me Amerikën ose tregtisë me Iranin. Ditën e mërkurë Federika Mogherini shefe e politikës së jashtme të BE ka thënë: Plani i BE për lehtësimin e tregtisë me Republikën Islamike të Iranit do të vihet në zbatim përpara muajit nëntor. Në vazhdim Donald Trump ka thënë: Nëse ai nuk do të zgjidhej në postin e presidentit, me Korenë e Veriut do të niste një luftë që do të sillte vdekjen e miliona njerëzve. Ai në vazhdim foli mbi çështjen palestineze dhe duke mbështetur regjimin sionist tha: Rrugëzgjidhja me 2 qeveri për t’i dhënë fund kësaj marrëveshjeje është më shumë e realizueshme por ai personalisht preferon zgjidhjen me një qeveri.

Advertisements