Breaking News

Intervista e presidentit Ruhani për NBC: Nuk kam program takimi me Donald Trump

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit në një intervistë për NBC ka thënë se gjatë vizitës në Nju Jork nuk ka në program të takohet me presidentin amerikan.

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit ndodhet në Nju Jork për të marrë pjesë në samitin e radhës së AP të OKB. Hasan Ruhani në intervistën e tij për NBC deklaroi se nuk ka program për tu takuar me presidenti Donald Trump i cili në përgjithësi nuk ka krijuar ambient për një takim të tillë. Në këtë intervistë presidenti Ruhani ka thënë: Nëse persona si Trump janë të interesuar për dialog, bisedime dhe takime, ata nuk duhet përdorin gjuhën e sanksioneve dhe të kërcënimit. Në kohën kur një qeveri përdor të gjithë potencialin e saj kundër një qeveri tjetër kjo do të thotë se ajo qeveri nuk ka vullnetin e duhur për zgjidhjen e çështjeve. Amerika përkundër dispozitave ndërkombëtare është tërhequr nga marrëveshja bërthamore dhe ka shkelur rezolutën 2231 të KS të OKB, mirëpo Irani do të qëndrojë në marrëveshje bërthamore deri në kohën kur t’i garantohen interesuar nga 5 vendet e tjera të mbetura në marrëveshjen bërthamore. Presidenti Ruhani gjithashtu në takimin me Christine Lagarde, kryetare e FMN sanksionet e Amerikës kundër Iranit i ka quajtur të jashtëligjshme dhe kundër dispozitave ndërkombëtare dhe ka thënë: Detyra kryesore e FMN është mbështetja ndaj atyre anëtarëve që sulmohen me sanksione të jashtëligjshme si sanksionet bankare dhe monetare. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit në takim me Rexhep Taip Erdogan, presidentin e Turqisë tha se mirëpret investimet e kompanive dhe bizneseve turke në realizimin e projekteve të tij. ditën e hënë presidenti i Republikës Islamike të Iranit, u takua edhe me presidentin Evo Morales të Bolivisë, Abdullah Abdullah të Afganistanit, dhe me Tomas Bakh kryetarin e komitetit ndërkombëtar olimpik.

Advertisements