Breaking News

Grupi 4+1 thekson zgjerimin e marrëdhënieve ekonomike me Iranin

Ministrat e jashtëm të  grupit 4+1 ( Franca, Rusia, Gjermania, Kina dhe Anglia) në një deklaratë të tyre kanë theksuar angazhimin për zbatimin e plotë të pikave të marrëveshjes bërthamore sidomos ato në sektorin e ekonomisë dhe eliminimin e sanksioneve.

Takimi i ministrave të jashtëm të Iranit, Anglisë, Gjermanisë, Rusisë, Kinës dhe Francës u mbajt dje në margjinat sesionit të AP të OKB. Ky takim u kryesua nga Federika Mogherini shefe e politikës së jashtme të BE. Në përfundim të takimit palët dolën me një deklaratë ku theksohet: Eliminimi i sanksioneve dhe shfrytëzimi i burimeve ekonomike nga ana e Iranit, janë pjesë kyçe e marrëveshjes bërthamore. Ministrat e grupit 4+1 kanë shprehur keqardhjen nga tërheqja e Amerikës nga marrëveshja bërthamore dhe në përballje direkte me sanksionet e njëanshme të Amerikës kanë shprehur zbatimin e angazhimeve të tyre në çështje të tilla si zgjerimi i marrëdhënieve ekonomike, ruajtja e kanaleve të shkëmbimeve monetare me Iranin, vazhdimi i eksportit të naftës dhe gazit të Iranit, si dhe i eksportit të produkteve naftore dhe petrokimike të Iranit. Ministrat e jashtëm të vendeve të lartpërmendura duke u mbështetur në 12 raportet e ANEA kanë theksuar vazhdimin e rrugës për zbatimin e projekteve dhe programit të bashkëpunimit paqësor bërthamor.

Advertisements