Breaking News

Amerika reagon vonë ndaj sulmit terrorist në Ahvaz

Zëdhënësja e DASH me një reagim të vonuar dhe propagandistik ka shprehur keqardhjen dhe është solidarizuar me viktimat e sulmit terrorist në qytetin Ahvaz.

Sipas një njoftimi të Associated Press, Heather Nauert, zëdhënëse e DASH ditën e dielë ka pretenduar se Amerika është kundër terrorizmit dhe pranë popullit iranian dhe në këto kushte të vështira shpreh ngushëllimet e saj. Nauert tha se Uashington dënon çdo veprim terrorist dhe vrasjen e njerëzve të pafajshëm. Garret Marquis, zëdhënës i Këshillit të sigurisë kombëtare në Amerikë duke reaguar ndaj ngjarjes terroriste në Ahvaz pa e dënuar këtë veprim terrorist nga qeveria iraniane kërkojë të ruajë dhe mbrojë qytetarët e saj. Mediat perëndimore në lajmet e tyre janë munduar të evitojnë dhe mos transmetojnë sulmin terrorist në qytetin Ahvaz sulm që shkaktoi vrasjen dhe plagosjen e dhjetarë qytetarëve iranianë. Ndërkohë grupi terrorist ISIS me anë të një deklarate është munduar të mbajë përgjegjësinë për këtë sulm. Grupi terrorist takfirist Al-Ahvazie ditën e shtunë ka sulmuar pjesëmarrësit në paradën ushtarake në qytetin Ahvaz në jug të Iranit duke martirizuar 25 persona dhe plagosur 60 të tjerë.

Advertisements