Breaking News

Volkswagen: Do të qëndrojmë në Iran

Kompania prodhuese gjermane e automjeteve Volkswagen, ditën e enjte ka mohuar një raport të publikuar në media se gjoja kjo kompani për shkak të presioneve të Amerikës largohet nga Irani.

Sipas një njoftimi të agjencisë IRNA të lajmeve, agjencia Bloomberg ditën e enjte duke cituar Rixhard Grenell ambasador i Amerikës në Gjermani ka pretenduar se kompania gjermane Volkswagen do të largohet dhe tërhiqet nga tregu iranian. Mirëpo kompania gjermane e prodhimit të makinave me anë të një deklarate zyrtare ka njoftuar se qëndrimi i saj kundrejt Iranit nuk ka ndryshuar dhe kjo kompani do të vazhdojë aktivitetet e saj në tregun iranian. Rixhard Grenell është një prej përkrahësve më të mëdhenj të Donald Trump, president i Amerikës. Ai në fillim të punës si ambasador i Amerikës në Gjermani, prej kompanive gjermane ka kërkuar të ndërpresin aktivitetin e tyre ekonomik në Iran. Amerika më 8 maj mori vendim të tërhiqet nga marrëveshja bërthamore dhe prej asaj kohe ka rinisur presionet e saj kundër Iranit.

Advertisements