Breaking News

Rusia: Zgjerimi i programit raketor, e drejtë e Iranit

Moska e konsideron të drejtë legjitime dhe të pamohueshme për Iranin, zgjerimin e programit të tij raketor.

Kështu ka deklaruar Sergei Riabkov, zv/ministër i jashtëm i Rusisë i cili në një intervistë për agjencinë Rianovosti ka thënë: Zgjerimi i programit raketor është një metodë për të garantuar sigurinë e Iranit. Programi dhe aktivitetet raketore të Iranit janë pjesë e politikave preventuese, për garantimin e interesave kombëtare dhe për mbrojtjen e kombit dhe vendit. Sukseset e Iranit në luftën kundër terrorizmit në rajon është faktor i qartë që tregon se kapaciteti raketor i Iranit në asnjë mënyrë nuk është kërcënues dhe nuk përbën rrezik për vendet e tjera të rajonit. Mirëpo Republika Islamike e Iranit për të mbrojtur vendin dhe kombin nga çdo lloj rreziku dhe për të ruajtur stabilitetin dhe sigurinë e saj dhe të rajonit, do të vazhdojë të marrë masa preventuese dhe mbrojtëse.

Advertisements