Breaking News

Asad i dërgon mesazh Putin: Izraeli përgjegjës për rrëzimin e avionit rus

Bashar Asad president i Sirisë në një mesazh drejtuar homologut të tij rus Vladimir Putin ka deklaruar se regjimi sionist është përgjegjës për rrëzimin e avionit rus në Siri.

Në mesazhin e tij dërguar presidentit të Rusisë Vladimir Putin, presidenti i Sirisë Bashar Asad ka shprehur ngushëllim për vdekjen e personave që ndodheshin në bordin e avionit të rrëzuar dhe ka thënë se kjo tragjedi është rezultat i arrogancës së Izraelit. Në mesazhin e presidentit Asad thuhet: Kjo tragjedi është rezultat i vandalizmave dhe i arrogancës së izraelitëve të cilët gjithmonë mundohen të realizojnë objektivat e tyre si pushtimi i rajonit me mjetet dhe metodat më të ndyra. Më herët Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka thënë se forca ajrore e Sirisë rrëzoi pa dashje një avion rus të mbikëqyrjes në Detin Mesdhe, duke fajësuar veprimet e papërgjegjshme të Izraelit. Të pesëmbëdhjetë shërbyesit rusë në bordin e avionit vdiqën. Ministria ruse e Mbrojtjes tha përmes një deklarate se pilotët izraelitë, duke kryer sulme mbi caqet në Siri, “kanë përdorur aeroplanin rus si mbulesë, duke e ekspozuar ndaj zjarrit të forcës ajrore të Sirisë”. “Si rezultat i veprimeve të papërgjegjshme të ushtrisë izraelite, 15 shërbyes rusë vdiqën. Kjo absolutisht nuk korrespondon me frymën e partneritetit Rusi-Izrael”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes ruse, Igor Konashenkov. “Ne rezervojmë të drejtën për të marrë masa të duhura si përgjigje”, shtoi ai. Kjo deklaratë u bë pak orë pasi ministria njoftoi se avioni Ilyushin Il-20 është zhdukur nga radari, rreth 35 kilometra larg bregdetit sirian, natën e shkuar.

Advertisements