Breaking News

Rruga e re që e lidh Kosovën me Shqipërinë

Kosova dhe Shqipëria lidhen tashmë përmes rrugës së re të ndërtuar me standarde dhe sinjalistikë të nevojshme të Borjes, e cila është edhe pika e kalimit kufitar pranë fshatit Glloboçicë në Kosovë.

Sipas Fondit Shqiptar të Zhvillimit, pika kufitare shërben për kalim të këmbësorëve dhe shfrytëzohet nga banorët në të dy anët.Për të lidhur këto dy anë të kufirit kanë investuar qeveritë e të dy vendeve.

Nga ana shqiptare gjatësia e rrugës Borje deri në pikën e kalimit kufitar është 2.5 km dhe financimi ka ardhur nga qeveria shqiptare në kuadër të programit “Për rehabilitimin e akseve rrugore prioritare në vend”, zbatuar nga FSHZH.

Në pjesën e Kosovës aksi është rreth 1.4 km dhe tashmë ka përfunduar.Investimi në zonën e Borjes është me rëndësi jetike për banorët e këtij fshati, për shkak të pozicionit gjeografik që ky fshat ka në raport me fshatrat e tjerë të zonës së Kukësit. Më konkretisht, fshati Borje ndodhet rreth 32 km larg nga qyteti i Kukësit.

FSHZH sqaron se përveç zgjerimi të trupit të rrugës, u ndërtuan edhe veprat e artit, kanalet anësore të rrugës, nënshtresat dhe shtresat e asfaltin. Rruga është e pajisur me elementë të sigurisë rrugore, mbrojtëse anësore metalike dhe sinjalistikën e nevojshme vertikale dhe horizontale.

Advertisements