Breaking News

Natanjahu i telefonon Putinit

Kryeministri i regjimit sionist në një bisedë telefonike me presidentin rus ka thënë se Damasku ishte përgjegjës për rrëzimin e avionit rus mbi qytetin Latakia.

Ditën e martë ushtria siriane me anë të një deklarate ka njoftuar për një sulm të ushtrisë izraelite në Latakia dhe zhdukjen e një avioni rus. Avionët luftarakë të regjimit sionist kanë sulmuar një qendër studiuese dhe teknologjike në Latakia duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale për këtë kompleks industrial dhe duke martirizuar 2 civilë sirianë. Ushtria siriane në këtë deklaratë vë në dukje se me të tilla sulme ushtria e regjimit sionist synon të inkurajojë grupet terroriste të dështuara në Idlib. Ministri rus i mborjtjes Sergei Shojgu, gjatë një bisede telefonike me ministrin izraelit të mbrojtjes Avigdor Liberman, ka thënë se ky veprim i papërgjegjshëm i forcave ajrore izraelite ka rezultuar me një katastrofë ë rëndë ku 15 trupa ruse kanë mbetur të vrarë.

Advertisements