Breaking News

Largimi i SHBA nga marrëveshja bërthamore rrezikon sigurinë rajonale dhe globale

Drejtori i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit z. Ali Akbar Salehi thotë se tërheqja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015 me Republikën Islamike të Iranit, do të ketë efekte serioze negative për paqen dhe sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare.

“Veprimi i njëanshëm i SHBA për t’u tërhequr nga kjo marrëveshje do të ketë ndikime negative për paqen dhe sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare”, tha Salehi në një fjalim në Konferencën e 62-të të Përgjithshme të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (ANEA) në Vjenë të hënën. Ai shtoi se marrëveshja bërthamore, e njohur zyrtarisht si Plani i Përbashkët i Veprimit, është arritur mes Iranit dhe G 5+1 nëpërmjet një procedure të vështirë. Salehi tha se tërheqja e njëanshme e Uashingtonit nga marrëveshja bërthamore është një shkelje e qartë e Rezolutës 2231 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke shtuar se masa e SHBA ka rrezikuar fatin e marrëveshjes, e cila ishte një ” arritje unike e diplomacisë”. Drejtori i ANEA theksoi se reagimi ndërkombëtar ndaj masave të paligjshme të SHBA ka hedhur dyshime serioze në racionalitetin dhe besueshmërinë e politikave të Uashingtonit.

Advertisements