Breaking News

Kasemi: Shtetet e pavarura të qëndrojnë përballë politikave arrogante të SHBA

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të RII vlerësoi takimin trepalësh të Iranit, Afganistanit dhe Indisë për zgjerimin e bashkëpunimit rajonal.

Zëdhënësi i MPJI z. Behram Kasemi, të hënën në takimin javor me gazetarë vendorë dhe të huaj, në përgjigje të pyetjes në lidhje me takimin trepalësh midis Iranit, Afganistanit dhe Indisë në Kabul, në të cilin ishin prezent zv/ministrat e jashtëm  të tre vendeve, ka thënë: Mbajtja e takimeve të tilla mund të ketë një ndikim pozitiv në zhvillimin e bashkëpunimit rajonal dhe vendet e pavarura duhet të qëndrojnë kundër politikave arrogante të SHBA. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të RII në lidhje me djegien e konsullatës iraniane në Basra, në jug të Irakut dhe sulmit ndaj ambasadës së RII në Paris, ka thënë: Këto dy incidente nuk lidhen me njëri-tjetrin dhe janë dy incidente të ndara. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të RII po ashtu ka thënë se Irani ka marrë propozime të reja nga Evropa që potencialisht do të përmbushin kërkesën e tij për garanca praktike për vazhdimin e tregtisë dhe për të mbajtur Iranin në marrëveshjen bërthamore me pesë fuqitë botërore. Kasemi ka shtuar: “Janë bërë propozime alternative dhe po kërkojmë mekanizma që do të mundësonin bashkëpunimin e vazhdueshëm ekonomik midis Iranit dhe Evropës përballë sanksioneve të SHBA”.

Advertisements