Breaking News

Hahn: Jam i sigurt se referendumi do të jetë i suksesshëm

Johannes Hahn para qytetarëve të qytetit të Shtipit në debatin e sotëm e cila është pjesë e karavanit të BE-së deklaroi se është optimist se referendumi i 30 shtatorit do të jetë i suksesshëm, ndërsa qytetarët do të dalin dhe do të japin votën e tyre. E vërejnë se bëhet fjalë për vendimin e qytetarëve të cilët vet do ta marrin, dhe u bënë thirrje të rinjve që ta bëjnë atë, sepse bëhet fjalë për të ardhmen evropiane të vendit të tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Jeni të vetëdijshëm se duhet të bëni kompromis dhe vlerësoi se njerëzit do të dalin në vendvotimet. E di se gjeneratat më të reja nuk janë të pirur për të dalë në vend votimet”, tha Hahn.

Erokomisari për Zgjerim tha se referendumi është konsultativ dhe pa dallim të rezultatit, sa më shumë që të dalin do tu japin mandat më të qartë politikanëve se në cilin drejtim të mendojnë.

Në pyetjen se si e komenton informacionin për ndikimin rus në fushatë, Hahn u përgjigj se “Ka shumë komente në lidhje me këtë, por nuk do të komentoj. Mendoj se vetë Evropa dhe vend vendi duhen të jenë më të vëmendshëm për këtë, mendoj se më vetëm se është e qartë se kush është lojtari më i madh në këtë kontest. Ajo është Bashkimi Evropian, kuptohet 75 për qind nga tregtia që ka vendi juaj e ka me BE-në, gjithashtu 75 për qind nga investimet financiare ose jepen vendit tuaj nga BE”, tha Hahn.

Advertisements