Breaking News

Erdogan akuzon SHBA-në për “përpjekje për vrasje ekonomike” të Turqisë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, drejtoi gishtin kah Shtetet e Bashkuara për luhatjet e fundit të lirës, duke e karakterizuar rënien e monedhës kundrejt dollarit amerikan si “përpjekje për vrasje ekonomike”.

“Jemi përballur me një sulm të neveritshëm mbi ekonominë turke, pasi disa vendime negative të administratës amerikane për vendin tonë janë përdorur si justifikim”, tha Erdogan të premtën, në një fjalim para anëtarëve të Partisë së tj për Zhvillim dhe Drejtësi. Lira ka rënë në nivele rekord në muajin gusht, pasi Uashingtoni u ka vënë sanksione disa zyrtarëve turq për mbajtjen në burg të një pastori amerikan, nën akuzat për terrorizëm. “Rritja e menjëhershme e kursit të këmbimit në 7, në muajin gusht, është dëshmi e një përpjekjeje për vrasje ekonomike”, tha Erdogan. Pastori amerikan, Andrew Brunson, është aktualisht nën arrest shtëpiak në qytetin Izmir të Turqisë. Erdogan po ashtu kritikoi Bankën Qendrore të Turqisë, duke thënë se po humb durimin me normat e larta të interesit. Të enjten, Banka Qendrore rriti normën e saj bazë nga 17.75% në 24% – një rritje që i tejkaloi pritjet e tregut. Ekonomistët thonë se rritja e normës së interesit në Turqi është thelbësore përballë inflacionit gati 18% dhe humbjes së vlerës së lirës gati 40% kundrejt dollarit amerikan, vetëm deri në këtë periudhë të vitit. Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan tha se beson që vendi i tij gjendet në prag të fitoreve dhe sukseseve të reja. Erdogan publikoi një mesazh me rastin e 30 Gushtit, Festës së Fitores, 96-vjetori i triumfit kyç turk ndaj forcave greke gjatë Luftës së Pavarësisë. Duke shprehur urime për festën, presidenti turk tha: “Arritja e objektivave të vitit 2023 do të na japë drejtim neve dhe të ardhmes së gjithë rajonit tonë. Edhe 30 Gushti, ashtu sikurse fitoret tona të tjera, na tregon se pavarësisht vështirësive, ka gjithmonë një rrugë të hapur që çon në sukses”. Ai vuri në dukje se arritjet që vendi ka shënuar në 16 vitet e kaluara tregojnë se një gjë e tillë është e mundur. “Sot besoj se jemi në prag të fitoreve dhe sukseseve të reja. Patjetër do ta fitojmë edhe këtë betejë bashkë me ata që i besojnë Turqisë dhe popullit turk. Më këtë rast, uroj që mëshira e Allahut të jetë mbi dëshmorët dhe veteranët tanë”, shtoi Erdogan. “Fitorja e 30 gushtit është emri i vendosmërisë sonë të shndërruar në një ngritje të re. Populli turk i tregoi edhe një herë botës vullnetin e tij për mbrojtjen e pavarësisë dhe të ardhmes së tij përballë ambicieve imperialiste. Ashtu si në çdo periudhë të historisë sonë, ne luftojmë për të gjithë të shtypurit dhe viktimat që kanë lidhur shpresën e tyre te ne”, tha Erdoğan në mesazhin e tij me rastin e Ditës së Fitores. Ndryshe, Dita e Fitores shënon betejën përfundimtare kundër forcave greke në Dumlupinar.

Advertisements