Breaking News

Shefi i Konferencës së Sigurisë së Munihut paralajmëron për rënien e pozicionit global të Evropës

Kreu i Konferencës së Sigurisë së Munihut paralajmëroi për implikimet e politikave të Presidentit të Shteteve të Bashkuara, si dhe rritjen e nacionalizmit në Evropë, në pozitën globale të Bashkimit Evropian.

Wolfgang Ishinger, kryetar i Konferencës së Sigurisë së Munihut, kritikoi tarifat e vendosura nga Donald Trump  mbi importet e mallrave nga Evropa dhe tha se këto masa ndikojnë në partneritetin e vendeve anëtare të NATO-s. Ai shprehu dyshime rreth aftësisë së Evropës për të ndikuar në politikat globale. Kreu i Konferencës së Sigurisë së Munihut, duke shprehur shqetësim për rritjen e partive radikale nacionaliste në të gjithë Evropën, e përshkroi atë si “ikje nga shekulli 21 në shekullin e 20-të”, duke paralajmëruar se me këto zhvillime, Evropa mund të kthehet në kaos.

Advertisements