Breaking News

Larixhani: Irani do të qëndrojë pranë qeverisë dhe popullit irakian

Kryetari i parlamentit të RII z. Ali Larixhani tha të dielën se Irani do të qëndrojë gjithmonë pranë qeverisë dhe popullit irakian.

Duke folur në një bisedë telefonike me kryetarin e parlamentit të ri të Irakut Mohamed Al Halbusi, z. Larixhani përgëzoi zyrtarin irakian për zgjedhjen në postin e ri, duke shprehur shpresën se kryeministri dhe presidenti i ri i Irakut do të emërohen së shpejti në mënyrë që populli irakian të jetë dëshmitar i përfundimit të trendit ekzistues politik në vend. Larixhani i tha Al Halbusit se ai mund të luajë një rol shembullor në rregullimin e situatës shumë të ndjeshme të Irakut. Kryetari i ri i parlamentit irakian, tha nga ana e tij, që Iraku ka qenë gjithmonë mirënjohës ndaj mbështetjes së Iranit për Bagdadin, veçanërisht në çlirimin e vendit nga pushtimi i grupit terrorist ISIS. Ligjvënësit irakianë kundërshtojnë ushtrimin e çfarëdo presioni dhe sanksioneve ekonomike ndaj Iranit, tha Al Halbusi, duke shtuar se Iraku i konsideron këto sanksione si të padrejta dhe do të qëndrojë pranë popullit iranian. Ai shprehu gatishmërinë e Bagdadit për të ndihmuar Iranin të rivendosë sigurinë dhe stabilitetin në rajon.

Advertisements