Breaking News

Strategjia e re e BE për të kundërshtuar sanksionet amerikane kundër Iranit

BE nga i cili Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe janë nënshkrues të marrëveshjes bërthamore, pasi kanë shprehur edhe një herë mbështetjen e tyre për këtë marrëveshje, theksuan përballjen me veprimet amerikane për anulimin e marrëveshjes bërthamore dhe për këtë kanë ndërmarrë disa masa të reja.

Puna jonë me vendet anëtare dhe partnerët e tjerë në botë vazhdon për t’u siguruar se Irani dhe shtetasit iranian do të kenë marrëdhënie të mira ekonomike me BE dhe vendet e tjera të botës. Kështu ka deklaruar Federika Mogherini shefe e politikë së jashtme të BE. Trojka evropiane e përbërë nga Anglia, Gjermania dhe Franca po bëjnë përpjekje për hapjen e një organi të pavarur financiar nga Amerika. Ata po përpiqen që ky sistem të krijohet përpara nëntorit 2018, sistem që ka për qëllim ruajtjen e marrëdhënieve tregtare të unionit me Iranin. Laf Scolz, ministër i financave i Gjermanisë dhe homologët e tij britanikë dhe francezë, po mundohen të krijojnë sistemin e pavarur financiar dhe në këtë mes është shprehur e gatshme për bashkëpunim edhe qeveria italiane. Sistemi nuk do të jetë një bankë por ai do të veprojë ligjërisht dhe në formë të pavarur. Qëllimi i këtij organi është kryerja e shkëmbimeve financiare me Iranin për të anashkaluar kanalet aktuale të transfertave bankare. Ky sistem nuk do të jetë një bankë por një organ ndërmjetës dhe të gjitha vendet anëtare të BE do të kenë mundësi që të shfrytëzojnë këtë organ. Organi do të ketë formën e një burse dhe do të analizojë të gjithë kërkesat e kompanive iraniane dhe ato evropiane. Puna e këtij sistemi do të funksionojë në mënyrë të tillë që p.sh. Irani i shet naftë Spanjës dhe paratë që Spanja i detyrohet Iranit për blerjen e naftës në rast se Irani merr pajisje teknologjike nga një vend si Gjermania, atëherë paratë i paguhen kompanisë që dërgon pajisje në Iran. Në këtë mënyrë shumica e shkëmbimeve tregtare, industriale dhe shitja e naftës në Evropë do të vazhdojë edhe më tej. Duke qenë se në rang botërore janë shtuar kundërshtimet ndaj vendosjes ë sanksioneve bërthamore të Amerikës kundër Iranit dhe duke qenë se procesi për zbatimin e sanksioneve kundër naftës iraniane nga ana e Amerikës është vështirësuar shumë, brenda në Amerikë duket se është forcuar rezistenca për mos vendosjen e sanksioneve kundër Iranit. Sot të dy anët e atlantikut kanë mosmarrëveshje për shkak të politikave dhe veprimeve të Donald Trump. Në kohën kur Amerika mundohet të vendosë sanksione kundër Iranit, Evropa fuqishëm është kundër dhe kjo mund të përshkallëzojë akoma më shumë mosmarrëveshjet dypalëshe dhe të dëmtojë marrëdhëniet Evropë-Amerikë. Shumë autoritete amerikane, janë të mendimit se vendimi i Uashingtonit për ndërprerjen e lidhjeve bankare të Iranit nga rrjeti financiar botëror SWIFT, do të shkaktoj përkeqësimin akoma më të madh të marrëdhënieve Amerikë-Evropë. Gazeta Uashington post në një artikull të saj citon disa prej autoriteteve amerikane dhe thotë: Steven Mnuchin, sekretari amerikan i thesarit duke mos dhënë dokumentacionet e kërkuara nga Shtëpia e Bardhë ka ngadalësuar vendimmarrjen kundër Iranit dhe në këtë mënyrë ai ka rezistuar përballë strategjisë së presioneve maksimale. Pas tërheqjes së njëanshme të Amerikës nga marrëveshja bërthamore dhe pas kthimit të sanksioneve amerikane kundër Iranit, vendet evropiane kanë kundërshtuar këtë veprim të Uashingtonit dhe kanë theksuar për ruajtjen e marrëveshjes bërthamore. Për këtë arsye kohë më parë BE ka miratuar ligjin bllokues që mbështet kompanitë evropiane që kanë kontrata dhe biznese me Iranin me qëllim që përballet me sanksionet amerikane. Nga ana e tij Irani ka deklaruar se do të qëndrojë në marrëveshjen bërthamore në kushtet kur pala tjetër të garantojë interesat e Iranit kundrejt sanksioneve bërthamore të Amerikës.

Advertisements