Breaking News

Sekretari amerikan i Mbrojtjes James Mattis nesër në Shkup

Sekretari amerikan i Mbrojtjes James Mattis nesër arrin në vizitë zyrtare në Maqedoni.

Mattis pritet të takohet me kryeministrin Zoran Zaev dhe me ministren e Mbrojtjes Radmila Sheqerinska, dhe më pastaj është parashikuar deklaratë e përbashkët për media, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për delegacionin e ShBA-ve e udhëhequr nga Mattis do të organizohet pritje solemne në aeroportin ndërkombëtar “Shkupi” dhe para ndërtesë në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë.

Sekretari amerikan Mattis këtë javë deklaroi se do ta vizitojë Maqedoninë duke shprehur përkrahje të qartë për referendumin e 30 shtatorit për çështjen e emrit, por edhe shqetësim për shkak të ndërhyrjes së mundshme të Moskës në proces.

“Do të shkoj t’i vizitoj miqtë tonë nga Maqedonia dhe do t’u bëj me dije se ShBA-të e përkrahin popullin e Maqedonisë”, tha Mattis në deklaratë për gazetarët në Pentagon.

Mattis theksoi se është i shqetësuar se Rusia do të mund të përpiqet të ndërhyjë në procesin e referendumit në Maqedoni.

“Nëse keni votim, Moska do të ndërhyjë. Unë jam i shqetësuar për këtë. Ndërhyrje e tillë Rusia e praktikonte nga Estonia deri në ShBA. nga Ukraina deri në Maqedoni, gjithmonë përshtatet në situatë konkrete’, tha Mattis.

Për herë të parë në 14 vitet e kaluara Sekretar amerikan për Mbrojtje është në vizitë në Maqedoni./Telegrafi/

Advertisements