Breaking News

Pompeo: Marrëveshja bërthamore ka dështuar dhe nga ajo duhet hequr dorë

Sekretari amerikan i shtetit në një mesazh të tij në Twitter ka deklaruar se marrëveshja bërthamore ka dështuar në objektivin e saj për bllokimin e rrugës së Iranit për posedimin e armëve atomike dhe për këtë ajo duhet lënë në harresë.

Mike Pompeo duke kritikuar takimet e John Kerry ish sekretari amerikan i shtetit me Muhamed Xhavad Zarif ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, edhe një herë në mesazhin e tij në Twitter ka kritikuar ish sekretarin amerikan dhe ka thënë: Kontaktet e Kerry me Iranin janë të padrejta, të pashoq dhe kundër politikës së jashtme të Amerikës. Marrëveshja bërthamore me Iranin ka dështuar. Lëreni. Marrëveshja bërthamore nuk ka mbyllur të gjitha rrugët e Iranit për posedimin e armëve atomike. Kjo është e kundërta e asaj që i është thënë popullit amerikan. Të mërkurën e kaluar Kerry në një intervistë të tij ka deklaruar se pas largimit nga departamenti Amerikan i Shtetit, është takuar disa herë me ministrin e jashtëm të Republikës Islamike të Iranit Muhamed Xhavad Zarif me të cilin ka diskutuar mbi rrugët e ruajtjes së marrëveshjes bërthamore. Ai në një pjesë të intervistës së tij duke iu drejtuar presidentit Donald Trump ka thënë: Nëse dëshiron të mësosh diçka për marrëveshjen bërthamore me Iranin, që do të bëjë botën akoma më të sigurt, lexo librin tim të ri. Me të tilla fjalë, ish sekretari amerikan i shtetit i është adresuar librit të tij të kujtimeve të titulluar “ Çdo ditë është një ekstra”.

Advertisements