Breaking News

Izraeli sulmon me raketa kryeqytetin e Sirisë

Mediat siriane kanë njoftuar se regjimit sionist ka sulmuar me raketa, aeroportin ndërkombëtar të Damaskut, kryeqytet i Sirisë.

Sipas një njoftimi të agjencisë Sana të lajmeve, sistemet e mbrojtjes anti-ajrore të Sirisë kanë perceptuar dhe shkatërruar disa raketa të lëshuara nga regjimi sionist. Më 3 shtator regjimi sionist ka lëshuar 5 raketa në drejtim të një baze ushtarake të Sirisë në rajonin Vadi Ajun në perëndim të provincës Hamah. Që të 5 raketat janë perceptuar dhe kapur nga sistemi anti-ajror i Sirisë dhe janë shkatërruar. Edhe më herët regjimi sionist për të mbështetur terroristët në Siri, ka sulmuar disa herë baza e ushtrisë siriane. Kriza në Siri filloi në vitin 2011 me pushtimin masiv të grupeve terroriste të mbështetura nga Arabia Saudite, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre, duke përfshirë Turqinë, për të ndryshuar ekuacionet rajonale në favor të regjimit sionist. Mbi 330 mijë persona janë vrarë në Siri dhe miliona të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, që nga fillimi i konfliktit në Siri në mars të vitit 2011.

Advertisements