Breaking News

Marrëveshja bërthamore dhe Idlibi temat kryesore të takimit midis ministrave të jashtëm të Gjermanisë dhe Rusisë

Ministri i jashtëm i Rusisë ka theksuar se Rusia vazhdon të mbështesë marrëveshjen bërthamore.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha po ashtu se Moska do të vazhdojë bombardimin e caqeve të militantëve në provincën Idlib të Sirisë nëse ka nevojë, porse do të hapë po ashtu korridore humanitare për t’iu mundësuar civilëve të ikin. Lavrov i bëri këto komente në Berlin, para një takimi me ministrin e Jashtëm gjerman, Heiko Maas. I cituar nga agjencia ruse e lajmeve Interfax, Lavrov tha se forca ajrore ruse do të bombardojë objektet e terroristëve, por edhe do t’i inkurajojë marrëveshjet për pajtim. “Rusia luan rol të rëndësishëm dhe ne kemi pritje nga ajo”, tha Maas.

Advertisements