Breaking News

Gjermania siguron sistemin e pavarur të pagesave me Iranin

Zëdhënësi i ministrit të ekonomisë gjermane u citua nga Reuters të ketë thënë se Berlini dhe partnerët e tij evropianë po kërkojnë të krijojnë një sistem pagesash me Iranin.

Sistemi do të lejojë vazhdimin e transaksioneve të biznesit me Iranin sapo të ndërmerren sanksionet amerikane kundër vendit, raporton Reuters. “Siç e dini, është qëllim i BE-së dhe i qeverisë gjermane që procesi i transaksioneve është i siguruar”, tha ky zëdhënës gjatë një konference të rregullt qeveritare. “Të gjitha opsionet po shqyrtohen” shtoi ai. Ministri i jashtëm i Gjermanisë ka mbështetur më herët idenë e formimit të një sistemi financiar të pavarur të Evropës për ruajtjen e marrëveshjes bërthamore. Në një takim me ambasadorët e vendit të tij, ministri i jashtëm gjerman deklaroi se Berlini po planifikon të ndihmojë kompanitë gjermane që duan të qëndrojnë në Iran.

Advertisements