Breaking News

Deklaratat pikante të Donald Lu para largimit të tij nga Shqipëria

Disa deklarata pikante të ambasadorit Lu dhene mbrëmë në intervistën e fundit të qëndrimit të tij në Shqipëri.  Ambasadori Lu javën e ardhshme largohet nga vendi në mbyllje të mandatit të tij.

Intervista u dha për emisionin “Real Story”, në televizionin Vizion Plus.

Donald Lu: “Ne amerikanët nuk na pëlqen të kërcënojmë njerëz por na pëlqen t’u ofrojmë një ujdi që nuk mund ta refuzojnë.”

Lufta kunder krimit kerkon sakrifica reale nga qeveria

Donald Lu: Kjo luftë midis grupeve të trafikut të drogës mund të vazhdojë; mund të rritet derisa policia, prokuroria dhe gjykatësit të kenë kurajon për të arrestuar këta njerëz shumë të rrezikshëm. Kjo luftë kundër krimit të organiuar është e stërmadhe dhe do të kërkojë sakrifica reale nga qeveria.

Tre gjerat per te cilat skandalizohem

Donald Lu: Unë, për vete, jam i skandalizuar që dy vjet e gjysmë pasi qeveria greke nxori urdhër-arrestin, ende nuk e kemi kapur Klement Balilin. Jam i skandalizuar që Lul Berisha lirohet herët nga burgu dhe që mund të ecë i lirë nëpër rrugët e Durrësit. Dhe jam i skandalizuar që këtë javë që keni gjyqin e Shullazit, ku Shullazi vetë ka kërcënuar gjykatës dhe prokurorë, aq sa prokurorët as nuk shkojnë në gjyq.  Si ka mundësi që ky vend të ecë përpara kur ndodhin këto gjëra? Fatmir Xhafaj dhe Arta Marku dhe Ardi Veliu do të gjykohen mbi faktin nëse do të jenë të aftë t’i vënë këta kriminelë pas hekurave.

Lu: LLalla u përpoq të pengonte reformën në drejtësi

Donald Lu: “Nuk kam asgjë personale kundër Z. Llalla. Mendoj se shumë shqiptarë dhe unë personalisht ndjejmë se Z. Llalla përfaqëson zyrtarët e shumtë që janë përpjekur të pengojnë zbatimin e reformës së gjyqësorit. Gjithashtu, Sekretari i Shtetit e ka shpallur Z. Llalla si zyrtar të lartë të korruptuar. Prokurorët, në Shqipëri, po e hetojnë aktualisht për pastrim parash, korrupsion dhe shpërdorim detyre. Kemi përgëzuar vendimin e gjyaktave për të sekuestruar asetet e tij shumë të mëdha të pashpjeguara dhe kemi nxitur gjyqësorin në vend që të kufizojë lëvizjet e tij në mënyrë që të mos i largohet drejtësisë…. Unë jam një zyrtar qeveritar; deklaroj pasurinë time çdo vit tek qeveria; e kam bërë për 27 vjet, në mënyrë transparente dhe besnike. Z. Llalla, nga ana tjetër, dikush që vetë po akuzohet për pastrim parash dhe korrupsion, më ka akuzuar mua për sjellje të papërshtatshme lidhur me një kompani e cila në atë kohë kishte investime madhore amerikane. Nëse ndokush dyshon për qëllimet e mia në lidhje me atë kompani apo Z. Llalla, duhet të lexojnë letrën që unë i shkrova Z. Llalla. Ai e ka bërë publike letrën. Letra thotë se unë, Ambasadori i ShBA, i bëj thirrje Z. Llalla të respektojë ligjin. Dhe sigurisht, kjo mund t’i duket skandaloze dikujt që në mënyrë rutinë injoron ligjet e këtij vendi.”

Advertisements