Breaking News

Vendimi i presidentit Trump për sanksionimin e ndërhyrësve në zgjedhjet presidenciale

Presidenti amerikan, Donald Trump është duke planifikuar një urdhër të ri ekzekutiv me qëllim ndalimin e subjekteve të huaja apo individëve që tentojnë apo janë gjetur se kanë ndërhyrë në zgjedhjet amerikane.

Siç raporton Reuters, urdhri është bërë i ditur më 12 shtator. Një zyrtar anonim, i ka thënë Reuters se sanksionet do të shënjestrojnë persona apo kompani të tëra që janë akuzuar për ndërhyrje në zgjedhje, përmes hakimit apo mënyrave tjera. Vendimi i Trump përkon me agjencitë e inteligjencës, ushtrinë dhe zbatimin e ligjit duke u përgatitur për të mbrojtur zgjedhjet e kongresit të 6 nëntorit nga sulmet e huaja të parashikuara. Ende nuk është bërë e qartë nëse Rusia do të përfshihet në sanksionet e reja.

Advertisements