Breaking News

Preteksti i ri i Amerikës për të sanksionuar Iranin

Ligjvënësit amerikanë, kanë nxjerrë një pretekst të ri për të sanksionuar iranian.

Si pretekst të ri, ligjvënësit amerikanë kanë pretenduar për gjoja “ mbështetjen e Iranit për grupet e armatosura në Irak” dhe kanë propozuar një paketë të re sanksionet kundër Iranit. Ditën e mërkurë Shtëpia e Bardhë ka nxjerrë një deklaratë ku akuzon Iranin si përgjegjës për sulmet e fundit kundër godinave dhe përfaqësive diplomatike në Irak dhe ka thënë se për çdo sulm që kryhet nga paramilitarët irakianë të mbështetur nga Irani kundër konsullatave dhe ambasadës amerikane në irka, përgjegjës është Irani dhe këto sulme do të marrin përgjigjen e ashpër të Amerikës. Të tilla deklarata dhe pretendime lëshohen në kohën kur në kuadër të sulmeve kundër godinave diplomatike në Irak, është sulmuar dhe djegur konsullata e Republikës Islamike të Iranit në qytetin Basra ndërkohë që autoritetet irakiane thonë se autorët e këtij sulmi janë të lidhur me konsullatën amerikane në Irak.

Advertisements