Breaking News

Greqia arreston ushtarë turq në pikën kufitare të Evros

Dy ushtarë turq, një rreshter dhe një demonstrues u arrestuan sot nga një patrullë greke në zonën “Pergo Karagougos”, në pikën kufitare të Evros.

Mediat greke, bazuar në informacione të pakonfirmuara në rrugë zyrtare, thanë se bëhej fjalë për një patrullë  ushtarësh turq, që për arsye të panjohura u gjetën në territorin grek. Zougla.gr kontaktoi Shtabin e Përgjithshëm të Armatës, i cili nuk pranoi të komentonte gjerësisht mbi çështjen. Por pas bisedimeve mes Greqisë dhe Turqisë, në orët e pasdites u bë dorëzimi i tyre. Ushtarët turq u pyetën në dhoma të ndara në Divizionin e 31-të të Motorizuar në Kavosos Evros.  Mësohet se rreshteri mbante një armë të tipit G3, ndërsa demonstruesi ishte i paarmatosur sepse ai me dashje e kaloi kufirin grek duke ndjekur urdhrat për të kërkuar nga autoritetet greke të lironin rreshterin tjetër që kishte kaluar kufirin për shkak se kishte humbur.  Menjëherë pas orës 6 pasdite dhe pas marrjes në pyetje, tre Jeeps Hummer të ushtrisë greke i transportuan dy ushtarët tek Ura e Kopshtit dhe ia dorëzuan një brigade turke që i priste. Në zonën ku kapën ushtarët,  në vitin 1986 ndodhi një përplasje forcave greke dhe turke, të cilat zhvilluan një betejë që çoi në vdekjen e ushtarit grek Zissis Karageorgos dhe një numri të madh ushtarësh turq.

Advertisements