Breaking News

Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit: Populli i Iranit e ka çuar Amerikën në tërheqje dhe dështim

Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit theksoi se Republika Islamike dhe populli i Iranit me rezistencën përball Amerikës e ka vërtetuar se nëse një popull nuk frikësohet nga mrrolja e armiqve dhe nëse do të ketë besim në aftësitë e veta, atëherë edhe superfuqitë do t’i çojë në tërheqje dhe dështim.

Ajetullah Khamenei sot të dielën mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të studentëve të universiteteve të oficerëve të ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit dhe duke folur për politikat djallëzore të arrogancës botërore me qëllim të krijimit të pasigurisë dhe prishjes së stabilitetit në rajon, theksoi: “Arroganca botërore me në krye Amerikën zullumqare po shikon interesat e veta vetëm në krijimin e luftërave, shtimin dhe përhapjen e veprimtarisë terroriste dhe në konfliktet rajonale, ndërsa për fat të keq edhe disa shtete të rajonit po e ndihmojnë këtë politikë të arrogancës botërore. Qëllimi i Amerikës dhe i regjimit sionist është që të mos lejojnë ngritjen e një fuqie islamike në rajon. Ata e dinë se mesazhi i bukur i Islamit është mbrojtje ndaj të shtypurve dhe të përvuajturve në thundrën e armikut, prandaj ata kanë frikë nga formimi i një fuqie mbi baza të Islamit në rajon”.

Ajetullah Khamenei shtoi se rezistenca e fuqishme e Republikës Islamike të Iranit përball arrogancës botërore është bërë shkak të dështojnë shumica e qëllimeve të padrejta të tyre në rajon. Ai tha: “Analistët politik dhe intelektualët e botës janë befasuar nga fakti se Irani duke u mbështetur te Zoti dhe në fuqinë kombëtare, ka bërë të dështojnë planet dhe komplotet botërore në rajonin e Lindjes së Mesme. Republika Islamike e Iranit për gati 40 vjet po përballet me veprime të gjera destruktive të Amerikës dhe të aleatëve të saj, mirëpo tani nga një fidanë e vogël është shndërruar në një pemë të madhe dhe frytdhënëse dhe pavarësisht veprimeve të shumta armiqësore të arrogancës botërore, ka tërhequr zemrat e popujve drejt mesazhit të Revolucionit dhe ka neutralizuar komplotet e Amerikës në rajon”.

“Siria, Iraku dhe Libani janë disa shembuj të disfatës dhe dështimit të komploteve të Amerikës në rajonin e Lindjes së Mesme. Këto janë shenja të fuqisë së Zotit të madhëruar dhe realizimit të premtimit hyjnor i cili thotë “nëse e ndihmoni Zotin, Zoti do t’iu ndihmojë juve”!”,- tha ndër të tjera Ajetullah Khamenei, lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit.

Advertisements