Breaking News

Grekët kundër referendumit për emrin e Maqedonisë

Me flamuj grek, me pankarta ku thuhet se Maqedonia është greke, pa shënime partiake dhe pa bina dhe folës, në Selanik në orën 18:00 filloi protesta kundër marrëveshjes së Prespës e organizuar nga “Shoqata maqedonase” dhe “Komiteti për luftë për Maqedoninë”.

Shumë qytetarë dolën në një tubim, kundër marrëveshjes për emrin mes Greqisë dhe Maqedonisë në muajin qershor. “Politikanë tradhtarë” dhe “Greqia, Greqia, Maqedonia”, janë pjesë e sloganeve që brohorasin qytetarët e mbledhur. Siç ishte raportuar më parë, në Selanik është mbajtur protesta nën masa të mëdha sigurie për shkak të mysafirëve nga ShbA-të. Protestuesit u përleshën me forcat  policore përpara fjalimit të kryeministrit Aleksis Tsipras në këtë qytet. Mediat raportojnë se protestuesit me flamuj grekë hodhën gurë dhe objekte kundër policisë, ndërsa këta të fundit  u përgjigjën me gaz lotsjellës. Ndërkohë në protestë kanë qenë edhe sindikatat, të cilat kundërshtojnë masat shtrënguese të qeverisë për biznesin. Demonstratat u mblodhën para Shtëpisë së Bardhë në Selanik, ndërsa me protestë nëpër rrugët do të arrijnë në objektin ku mbahet panairi ndërkombëtar ku do të mbajë fjalim Kryeministri grek, Alexis Tsipras. Ndërkohë që grekët prej disa javësh protestojnë kundër marrëveshjes me Maqedoninë, Shkupi në datë 30 shtator do të organizojë referendumin.

Advertisements