Breaking News

Ruhani dhe Putin theksojnë zgjerimin e bashkëpunimeve Iran-Rusi

Presidentët e Republikës Islamike të Iranit dhe Rusisë kanë zhvilluar një takim gjatë punimeve të samitit të tretë trepalësh të vendeve garantuese të procesit të paqes së Astanasë për krizën në Siri.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se pas pritjes solemne që organizoi Hasan Ruhani, presidenti i Iranit, për Vladimir Putin, presidentin e Rusisë, të dy presidentët kanë zhvilluar një takim ku kanë biseduar për çështje rajonale, ndërkombëtare dhe bilaterale mes të dy vendeve. Takimi Ruhani-Putin u zhvillua gjatë punimeve të samitit të tretë trepalësh të Teheranit mes presidentëve të Iranit, Rusisë dhe Turqisë dhe të dy palët kanë biseduar për marrëdhëniet bilaterale, krizën në Siri, zhvillimet ndërkombëtare dhe marrëveshjen bërthamore. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit shprehu kënaqësinë nga organizimi i samitit kushtuar Sirisë në Teheran dhe tha se deri dje asnjë politikan nuk mund ta imagjinonte se këto tre  vende mund të kenë bashkëpunim të gjerë në këtë nivel për zgjidhjen e krizave dhe çështjeve të rajonit. Presidenti iranian nga ana e tij falënderoi homologun e tij për rolin e Rusisë në ruajtjen dhe mbrojtjen e marrëveshjes bërthamore dhe tha: Me gjithë tërheqjen e jashtëligjshme dhe të njëanshme të Amerikës, shpresoj që të gjitha palët nënshkruese të zbatojnë angazhimet dhe zotimet e tyre. Nga ana e tij presidenti i Rusisë pasi falënderoi për mikpritjen e Iranit dhe organizimin e samitit trepalësh në Teheran, bashkëpunimet Teheran-Moskë në biznes, ekonomi, bujqësi, energjisë, infrastrukturë dhe energjinë bërthamore i ka cilësuar pozitive. Ai e ka quajtur të domosdoshëm ruajtjen e marrëveshjes bërthamore dhe shtoi se Rusia është duke zhvilluar bisedime me palët e tjera nënshkruese të kësaj marrëveshje për ruajtjen dhe zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik me Iranin dhe këto bisedime do të ndiqen edhe në kuadër të AP të OKB. Presidenti i Rusisë tha se kompanitë ruse në asnjë mënyrë nuk heqin dorë nga investimet e tyre në projektet në Iran dhe theksoi përdorimin e monedhave kombëtare në shkëmbimet bankare mes dy vendeve.

Advertisements