Breaking News

Turqia: Takimi i Teheranit, i rëndësishëm për zgjidhjen e çështjes siriane

Qeveria turke, ka thënë se takimi trepalësh i së premtes (sot) i Republikës Islamike të Iranit, Turqisë dhe Rusisë në Teheran është i rëndësishëm për të zgjidhur krizën siriane.

Sipas agjencisë IRNA, administrata presidenciale turke në një deklaratë të enjten tha se samiti i Teheranit i planifikuar të mbahet sot (të premten) me pjesëmarrjen e presidentëve të Iranit, Turqisë dhe Rusisë, do të jetë një përpjekje e rëndësishme për të zgjidhur krizën në Siri. Sipas deklaratës së administratës presidenciale turke, në samitin e Teheranit, gjatë takimeve të Rexhep Tajip Erdogani, Hassan Rouhani dhe Vladimir Putini, do të diskutohen çështjet që kanë të bëjnë me zgjidhjen e krizës siriane. Administrata presidenciale turke tha se në samitin e Teheranit, do të analizohet procesi politik dhe përpjekjet e përbashkëta në kuadër të bisedimeve për zgjidhjen e çështjes siriane. Raundi i parë i samitit të të tre vendeve u mbajt në fund të nëntorit 2017 në Soçi të Rusisë, ku u diskutua mbi zgjidhjen politike të krizës politike dhe raundi i dytë u mbajt më 4 prilli 2018 në kryeqytetin e Turqisë, Ankara.

Advertisements