Breaking News

Amerikanët i japin lamtumirën Facebook

Një amerikan në katër ka fshirë aplikacionin e Facebook nga smartfonët e tyre.

54 % kanë deklaruar se kanë modifikuar vendosjet mbi privacinë 12 muaj para sondazhit dhe 42% deklarojnë se po bëjnë pak pushim për disa javë. Ky është rezultati i kërkimit nga Pewë Research Center, që ka intervistuar 4.594 amerikanë të maturuar nga 29 maji në 11 qershor, pas çështjes së ‘Cambridge Analytica’. Skandali, i cili doli në mes të marsit, ka nxjerrë në dritë abuzimin nga një shoqëri këshillimi, me emër ‘Cambridge Analytica’, e cila mendohet se ka marrë të dhëna nga djetra milionë përdorues të Facebook-ut pa lejen e tyre. Lajmi për sigurinë e brishtë bëri që sipërmarrja e Zuckerberg të humbiste miliarda dollarë në bursë dhe shkaktoi humbje të besimit nga ana e përdoruesve për rrjetin social. Sipas sondazhit të realizuar nga Pew, 74% e amerikanëve kanë bërë të paktën një nga këto aktivitete që muaj para se të intervistoheshin: modifikuan vendosjet për privacinë, është shkëputur fare nga rrjeti social për disa javë, ose kanë eleminuar fare aplikacionin nga smartfoni. Një e katërta e përdoruesve të rrjetit social Facebook ka hequr këtë aplikacion nga celulari. Kjo përqindje shkon në 44 mes të rinjve, një fenomen që ka lindur nga shqetësimi mbi privatësinë. Konfirmimi vjan nga Peë Research Center, sipas së cilës 74% e përdoruesve kanë marrë masa mbrojtëse. “Ka diferenca në moshë lidhur me përdoruesit që kanë marrë masa mbrojtëse. Është interesante të vësh re se 44% e përdoruesve mes moshës 18-29 vjeç kanë hequr aplikacionin, thënë ndryshe katër herë më shumë nga përdoruesit e moshës mbi 65 vjeç. Vetëm një e treta e mbi 65-vjeçarëve ka ndryshuar impostimet, ndërkohë që këtë e kanë bërë 64% e më të rinjve”, thonë autorët e studimit nga Pew Research Center.

Advertisements