Breaking News

Amerika po përballet me revolucion

Ish-këshilltari i lartë i presidentit amerikan ka deklaruar se vazhdimi i ndarjes së padrejtë të pasurisë dhe kapitalit në Amerikë, do të ndryshojë tërësisht këtë vend.

Stephen Bannon, ish-këshilltari i presidentit të SHBA, në një film dokumentar të ri që zbulon skandale dhe sekrete të ndryshme, ka parashikuar se Amerika po shkon drejt një revolucioni i cili do të ndryshojë çdo gjë. Bannon për të cilin thuhet se ka luajtur rol të rëndësishëm për hyrjen e Trump në Shtëpinë e Bardhë, në një film dokumentar i cili u shfaq të mërkurën në festivalin e Venecias, paralajmëron se nëse nuk gjendet ndonjë rrugë më e mirë për shpërndarjen e kapitalit dhe pasurisë në Amerikës, ky vend do të përballet me një revolucion! Në lidhje me zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në Amerikë, Bannon tha se ishte plotësisht e qartë se do të fitojë një person si Trump. Ai shtoi se gjatë fushatës elektorale ka punuar për ta paraqitur Klinton si simbol të korrupsionit ndërsa Trump si simbol dhe faktor të ndryshimit. Nga ana tjetër, Një roje tek porta e Kullës Trump thotë se është në dijeni të një historie mes presidentit Donald Trump dhe një ish shërbyeseje, nga e cila ka ardhur në jetë dhe një fëmijë. Ai thotë se ka qenë pjesë e një kontrate me American Media InC, që nuk e lejonte të fliste me askënd për këtë histori, por tani ai mund të flasë sipas avokatit të tij. Të premten, Marc Held, avokati i Dino Sajudin, ish roje porte – thotë se klienti i tij është çliruar nga kontrata me AMI, kompania mëmë e National Enquirer. CNN në mënyrë ekskluzive ka arritur të sigurojë një kopje të marëveshjes mes Sajudin dhe AMI të cilën e disponon miku i zotit Trump, Presidenti i kompanisë “American Media”, David Pecker. Kontrata duket se është firmosur më 15 nëntor 2015 dhe nënvizon se AMi ka të drejtat ekskluzive të historisë së Sajudin por nuk jepen detaje të historisë përveç “Burimet do të ofrojnë informacion sa i takon fëmijës jo legjitim të Donald Trump…” Kontrata nënvizon se AMI nuk i detyrohet burimit asnjë kompensimi nëse AMI nuk e publikon ekskluziven… dhe në krye të marrëveshjes shkruhet se Sajudin mund të marrë një shumë prej 30 mijë eurosh pas publikimit siç është përcaktuar më poshtë”. Omarose Manigault Neëman, ish-drejtoresha e Zyrës për Marrëdhënie me Publikun në Shtëpinë e Bardhë, të dielën në një intervistë me kanalin televiziv MCBS, pretendimet e Donald Trump në përpjekjen për të ndihmuar afrikano-amerikanët i ka quajtur të pandershme dhe të turpshme dhe atë e ka akuzuar për nisjen e një lufte racore në SHBA. Neëman është paraqitur në mediat amerikane gjatë javëve të fundit për të promovuar librin e saj të ri, “Unhinged”. Neëman në këtë libër flet për kujtimet e kohës së saj në Shtëpinë e Bardhë dhe për kampanjën zgjedhore të Trump. Një gazetë e njohur amerikane ditë më parë ka njoftuar për negociatat e Donald Trump me ekipin e tij ligjor rreth “Impeachmentit”. ‘Ëashington Post’, shkroi në një raport që Presidenti i SHBA Donald Trump kohët e fundit ka konsultuar ekipin e tij ligjor mbi mundësinë e marrjes në pyetje. Kjo gazetë amerikane ka thënë se këshilltarë e Shtëpisë së Bardhë përfshirë këtu edhe Don McGon, i cili do të lë postin e tij në vjeshtën e këtij viti, kanë thënë se ekziston mundësia që Donald Trump të merret në pyetje. Po ashtu edhe Rudy Guliani, avokat personal i Trump, ka thënë se në kohë të ndryshme ndaj presidentit amerikan mund të aplikohet “Impeachmenti”. Këshilltarët dhe asistentët në Trump janë të shqetësuar se presidenti i SHBA dhe avokatët e tij nuk kanë strategjinë e duhur ligjore për të mbrojtur veten kundër kërcënimeve të demokratëve.

Advertisements