Breaking News

Zarif akuzon presidentin amerikan për synimin e goditjes së Iranit në KS të OKB

Ministri i jashtëm i RII z. Mohamed Xhevad Zarif ka akuzuar presidentin amerikan Donald Trump se është duke synuar të godas Iranin në mbledhjen vjetore të KS të OKB, ku do të marrin pjesë udhëheqësit botërorë.

Zarif ka thënë se Trump synon ta kthej këtë mbledhje në një ngjarje anti-iraniane. Ai në një postim të tij në Tuiter ka thënë: Trump po kërkon të “abuzojë” presidencën e Këshillit të Sigurimit për të shmangur një seancë, e cila i është kushtuar Palestinës për dekada me radhë, për të fajësuar Iranin për tmerret që Shtetet e Bashkuara dhe klientët e tyre janë duke i bërë në të gjithë Lindjen e Mesme. Zarif tha se SHBA kanë shkelur tashmë rezolutën e vetme të KS të OKB-së për Iranin, duke iu referuar rezolutës 2231 që mbështet projektin bërthamor 2015 midis Teheranit dhe gjashtë fuqive botërore – SHBA, Britanisë së Madhe, Francës, Kinës, Rusisë dhe Gjermanisë.

Advertisements