Breaking News

Donald Trump flet përçart: Irani i trazuar

Presidenti amerikan në takimin e tij me Sebah Ahmed Xhaber Sebah, emir i Kuvajtit edhe një herë ka folur përçart duke lëshuar akuza dhe pretendime boshe kundër Republikës Islamike të Iranit.

Donald Trump me një deklaratë qesharake të tij ka thënë se Irani është plotësisht i trazuar. Presidenti amerikan në këtë takim ka thënë: Nëse autoritetet iraniane dëshirojnë, unë jam i gatshëm i për bisedime. Donald Trump më 30 korrik gjithashtu ka pretenduar se është i gatshëm për bisedime pa parakushte me Iranin. Mirëpo vetëm pas disa orësh Mike Pompeo sekretari amerikan i sheitt ka vendosur kushte për bisedime me Irani, Behram Kasemi zëdhënësi i Republikës Islamike të Iranit më 31 korrik duke reaguar ndaj deklaratës së Donald Trump për bisedime me Iranin ka thënë se ky propozim jepet në kushtet kur qeveria amerikane  pa asnjë pretekst dhe pa asnjë shkak dhe përkundër të gjithë normave dhe dispozitave ndërkombëtare doli nga marrëveshja bërthamore dhe vendosi sanksione të jashtëligjshme kundër popullit iranian. Donald Trump përkundër qëndrimeve të palëve të tjera nënshkruese të marrëveshjes bërthamore, këtë marrëveshje e ka cilësuar një marrëveshje të tmerrshme dhe ka shpallur anulimin e saj, mirëpo bota e ka kundërshtuar këtë veprim të presidentit të Amerikës. Donald Trump më 8 Maj pasi ka përsëritur pretendimet e tij boshe kundër Iranit dhe kundër marrëveshjes bërthamore, shpalli daljen e Amerikës nga kjo marrëveshje dhe premtoi rikthimin e sanksioneve kundër Iranit brenda 3-6 muajve të ardhshëm. Në këto kushte Irani dhe Evropa për disa jave me radhë kanë mbajtur negociata për mënyrën e ruajtjes së marrëveshjes bërthamore pas daljes së Amerikës nga kjo marrëveshje ndërkombëtare. Në këto bisedime Evropa është zotuar për të hartuar një paketë mbështetëse në kuadër të marrëveshjes bërthamore që ka për qëllim përballjen me sanksionet amerikane kundër Iranit.

Advertisements