Breaking News

Franca: Sanksionet amerikane kundër Iranit të jashtëligjshme

Ministri i jashtëm i Francës duke i cilësuar të jashtëligjshme sanksionet amerikane kundër Iranit, njoftoi përpjekjet e Evropës për të gjetur rrugëzgjidhje për shkëmbimet financiare me Iranin.

Jean Yves Le Drian, ministër i jashtëm i Francës tha se Franca së bashku me Gjermaninë, Kinën, Britaninë e Madhe dhe Rusinë po bashkëpunojnë në kuadër të marrëveshjes bërthamore dhe BE është një prej nënshkruesve të kësaj marrëveshjeje të mirë. Le Drian përmendi raportin e 12-të të ANEA ku theksohet zbatimi i angazhimeve të Iranit në kuadër të marrëveshjes bërthamore dhe tha se duhet parandaluar dobësimi i marrëveshjes bërthamore dhe ne Iranit i themi “ Zbato marrëveshjen bërthamore dhe ne e zbatojmë atë. Shefi i diplomacisë franceze tha se Irani kërkon shfrytëzimin e interesave të dala nga marrëveshja bërthamore si kapaciteti ekonomik mirëpo Amerika duke vendosur sanksione kundër Iranit synon të pengojë aktivitetin e kompanive jo amerikane në Iran, veprim ky që është i jashtëligjshëm. Le Drian ndër të tjera shtoi se amerikanët kujtojnë se me anë të presioneve mund të ndryshojnë sistemin në Iran mirëpo Evropa mendon të kundërtën pasi Irani në këto kushte do të rezistojë akoma më fuqishëm me dinjitetin kombëtar të iranianëve. Deklarata e ministrit të jashtëm të Francës mbi përpjekjet e Evropës për të gjetur një rrugëzgjidhje financiare me Iranin, bëhet në kohën kur Irani vazhdon të jetë në pritje të veprimeve konkrete të Evropës. Behram Kasemi zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit ditën e dielë duke thënë negociatat mes Iranit dhe Evropës për marrëveshjen bërthamore vazhdojnë vuri në dukje se propozimet e Evropës deri tani nuk kanë qenë të mjaftueshme dhe Irani akoma nuk ka marrë garanci për veprime konkrete.

Advertisements