Breaking News

Donald Trump paralajmëron mbi sulmin në Edlib

Presidenti amerikan është shprehur i shqetësuar nga operacioni i ushtrisë siriane për shkatërrimin e  terroristëve në Edlib.

Presidenti i SHBA Donald Trump ka paralajmëruar qeverinë siriane dhe aleatët rusë e iranianë kundër provokimit që sulmojnë provincën Edlib të mbizotëruar nga terroristët. Në një postim në Twitter ai paralajmëroi për një gabim të rëndë humanitar në të cilin qindra mijëra njerëz mund të vriteshin. Forcat qeveritare siriane thuhet se po përgatisin një ofensivë të madhe në fortesën e fundit të madhe terroristëve në vend. OKB thotë se një fushatë e tillë mund të ketë pasoja shkatërrimtare për mijëra civilë. Departamenti amerikan i shtetit gjithashtu pretendoi se Uashingtoni do t’i përgjigjej çdo sulmi kimik nga qeveria siriane apo aleatët e saj. Ambasadori amerikan në OKB Nikki Haley shkroi: “Të gjithë sytë mbi veprimet e Asadit, Rusisë dhe Iranit në Idlib. Me terroristët e mundur në shumicën e Sirisë, ofensiva në provincën veriore mund të jetë beteja e fundit kryesore e luftës civile siriane.  Sipas një vlerësimi të OKB, ka rreth 30,000 terroristë të grupeve terroriste al-Nusra dhe al-Kaedës që ende mbahen në Edlib.   Burimet e cituara nga agjencia e lajmeve Reuters thanë se Presidenti Bashar al-Assad po përgatiste një ofensivë në disa faza.  Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se terroristët duhet të fshihen nga faqja e dheut në Idlib, duke i akuzuar ata për përdorimin e civilëve si mburoja njerëzore.

Advertisements