Breaking News

Mogherini: Evropa nuk tërhiqet nga arena globale

Shefja e politikës së jashtme e Bashkimit Evropian tha se Evropa nuk tërhiqet nga roli i saj global, por është e përgatitur të luajë një rol në të gjitha fushat.

Shefja e politikës së jashtme e Bashkimit Evropian Federica Mogherini tha të hënën se Bashkimi Evropian do të vazhdojë të luajë një rol global, duke mbështetur aleancën mes shteteve anëtare. Mogherini shtoi se prioritet i punës së Bashkimit Evropian duhet të jetë forcimi i bashkëpunimit në kontekstin e multilateralizmit, pasi interesat kombëtare të këtij unioni kanë shënuar progres. Fjalimi i Mogherinit vjen në një kohë kur Shtetet e Bashkuara po kërcënojnë kompanitë evropiane që punojnë me Iranin për vendosje të sanksioneve.

Advertisements