Breaking News

Kremlini: Putin ditën e premte viziton Iranin

Kremlini me anë të një deklarate të tij ka thënë se presidenti Vladimir Putin ditën e premte më 7 shtator do të zhvillojë një vizitë në Teheran për të marrë pjesë në takimin trepalësh të vendeve garantuese të bisedimeve të Astanasë.

Kremlini, ka thënë se Vladimir Putin gjatë takimit të së premtes në Teheran do të diskutojë mbi komplotin e mundshëm të vendeve perëndimore për të sajuar një sulm kimik në qytetin Edlib të Sirisë. Gjatë qëndrimit në Teheran, presidenti i Rusisë Vladimir Putin do të takohet me presidentin Hasan Ruhani të Republikës Islamike të Iranit dhe Rexhep Taip Erdogan të Turqisë. Asistenti i presidentit rus lidhur me raportet mbi një sulm të mundshëm kimik në Siri ka thënë se Rusia do të diskutojë mbi këtë çështje dhe për të gjitha temat që lidhen me kompromisin në Siri dhe zgjidhjen e situatës në këtë vend. Agjencia Sputnik e lajmeve thotë se presidenti Putin do të ketë takime të ndara me presidentin Ruhani dhe presidentin Erdogan. Më herët ministria e mbrojtjes e Rusisë ka paralajmëruar se terroristët e Ehrar Sham grup i varur nga fronti Nusra po bën përgatitje për të kryer një sulm kimik kundër civilëve në qytetin Edlib.

Advertisements