Breaking News

Vuçiq dhe Zaev ne Preshev

Kryeministri Zoran Zaev dhe Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq, sot u takuan tek kalimi kufitar Tabanoc-Preshevë ku thanë se do të fillojë të zbatohet projekti “one stop shop”.

Me këtë projekt pritet të shkurtohet koha e doganimit dhe kontrolleve. Me një ndalesë në zyrën e përbashkët do të shkurtohet koha e pritjes së qytetarëve dhe mjeteve eksportuese. Projekti është në fazë finale. Projekti është në fazë përfundimtare dhe institucionet e dy shteteve janë të gatshme ta zbatojnë, përcjell Telegrafi Maqedoni .

Ky projekt për herë të parë do të zbatohet në këtë vendkalim kufitar, me Republikën e Serbisë, tha Kryeministri Zaev, i cili falënderoi Bankën Botërore e cila përmes kooperimit ndërkombëtar financiar e përkrah projektin e këtillë.

“E gjithë kjo është pjesë e agjendës së përbashkët ekonomike të Ballkanit Perëndimor e cila BE-ja e rrethoi, ndërsa ne Kryeministrat e Ballkanit Perëndimor e vërtetuam. Metë vërtetë më vjen mirë që edhe shengen mekanizmat i vendosim këtu, gjegjësisht e sjellim Evropën këtu në Ballkan”, tha Zaevi.

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha se kontrollimi i përbashkët do ta shkurtojë kohën e kalimit, sepse në të njëjtin vend do të gjithë kontrollet nga doganierët deri tek veterinarët./Telegrafi/

Advertisements