Breaking News

Paralajmërimi i Evropës në lidhje me pasojat e dështimit të përmbushjes së interesave të Iranit

Kryetari i Këshillit strategjik për marrëdhënie të jashtme të Iranit, ka paralajmëruar për pasojat serioze të dështimit të përmbushjes së interesave të Iranit në marrëveshjen bërthamore.

Kemal Kharazi në takimin e zhvilluar me Alistair Burt, zv/ministër i jashtëm i Britanise për çështje të LM dhe Afrikës Veriore, ka thënë se tre vendet evropiane Gjermania, Britania dhe Franca deri më tani nuk kanë qenë në gjendje të marrin masat e nevojshme për të siguruar interesat e Iranit nga marrëveshja bërthamore.  Kharazi në lidhje me krizën në Jemen, ka thënë se bashkësia ndërkombëtare duhet të bëjë më shumë përpjekje për të detyruar Arabinë Saudite të ndalë bombardimet kundër popullit të pafajshëm të Jemenit, duke shtuar: Nëse Britania kërkon përfundimin e luftës së Jemenit, duhet të ndalojë shitjen e armëve Arabisë Saudite. Kryetari i Këshillit strategjik për marrëdhënie të jashtme të Iranit ka thënë se Evropa ka bërë gabim të madh në Siri, duke mbështetur vendet që mbështesin grupet terroriste.

Advertisements