Breaking News

Liga Arabe dënon vendimin antipalestinezë të Amerikës

Liga Arabe ka dënuar vendimin e qeverisë amerikane për të ndërpresë ndihmat financiare për Agjencinë e OKB për refugjatët palestinezë.

Ahmed Abu Geit në një deklaratë, duke dënuar vendimin amerikan kundër palestinezëve, ka thënë se SHBA po largohen nga përgjegjësia dhe nga vlerat njerëzore. Shtetet e Bashkuara po i japin fund të gjitha fondeve për agjencinë palestineze të refugjatëve pranë OKB-së, ka bërë të ditur Departamenti i Shtetit Amerikan. “Administrata amerikane ka shqyrtuar me kujdes çështjen dhe nuk do të japë kontribute shtesë për këtë organizatë”, ka deklaruar zëdhënësja Heather Nauert.

Advertisements