Breaking News

Nervozimi i Trump për shkak të akuzave për spiunim ndaj ish këshilltarit të tij

Presidenti i Shteteve të Bashkuara kritikoi ashpër policët e FBI dhe Ministrinë e drejtësisë për shkak të publikimit të raportit në lidhje me rastin e vendimit për spiunim për ish këshilltarin e Shtabit zgjedhor të tij.

Trump të shtunën në një postim në Tuiter ka kritikuar ashpër policët e FBI dhe Ministrinë e drejtësisë së SHBA për publikimin e raportit në lidhje me rastin e spiunazhit të Carter Page. Trump akuzoi FBI  dhe Departamentin Amerikan të Drejtësisë, duke thënë ata se janë plotësisht të paaftë kur përballen me korrupsionin. ‘Washington Post’ shkroi kete jave në një raport se Presidenti i SHBA Donald Trump kohët e fundit ka konsultuar  ekipin e tij ligjor mbi mundësinë e marrjes në pyetje. Kjo gazetë amerikane ka thënë se këshilltarë e Shtëpisë së Bardhë përfshirë këtu edhe Don McGon, i cili do të lë postin e tij në vjeshtën e këtij viti, kanë thënë se ekziston mundësia që Donald Trump të merret në pyetje.

Advertisements