Breaking News

Ministrat Zarif dhe Le Drian diskutojnë për marrëveshjen bërthamore

Muhamed Xhavad Zarif, ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit dhe Jean Yves Le Drian ministër i jashtëm i Francës, në bisedën e zhvilluar dje kanë diskutuar për marrëveshjen bërthamore.

Sipas një njoftimi të agjencisë Al Alam të lajmeve, ministrat Zarif dhe Le Drian diskutuan edhe për marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet rajonale. Marrëveshja bërthamore mes Iranit dhe grupit 5+1 dhe programi i përbashkët i veprimit është një akord i arritur mes të gjitha palëve. Marrëveshja bërthamore e Iranit dhe grupit 5+1 ka nisur të zbatohet që prej janarit të vitit 2016 mirëpo qeveria amerikane si një prej nënshkruesve të kësaj marrëveshjeje e ka shkelur dhe sabotuar disa herë atë. Donald Trump më 8 Maj pasi ka përsëritur pretendimet e tij boshe kundër Iranit dhe kundër marrëveshjes bërthamore, shpalli daljen e Amerikës nga kjo marrëveshje dhe premtoi rikthimin e sanksioneve kundër Iranit brenda 3-6 muajve të ardhshëm. Në këto kushte Irani dhe Evropa për disa javë me radhë kanë mbajtur negociata për mënyrën e ruajtjes së marrëveshjes bërthamore pas daljes së Amerikës nga kjo marrëveshje ndërkombëtare. Në këto bisedime Evropa është zotuar për të hartuar një paketë mbështetëse në kuadër të marrëveshjes bërthamore që ka për qëllim përballjen me sanksionet amerikane kundër Iranit.

Advertisements